Fansat po çmenden, Einxhel Shkira me flok zero është Angelina Jolie (FOTO LAJM)

Moderatorja Einxhel Shkira është shumë aktive në rrjete sociale, kryesisht në Instagram. Së fundmi ajo ka publikuar një video me një model të ri flokësh dhe ka kërkuar të dijë mendimin e ndjekësve të saj.

Einxhel shfaqet me flokë të kapura por në fakt duket sikur t'i ketë qethur zero. "Kështu do dukeshin flokët e mia nëse do ishin zero, nëse do shkoja ushtare dhe do kisha sytë me ngjyrë", dëgjohet të thotë moderatorja, e cila ka përdorur një efekt që ia ka bërë sytë blu.

Komentet e ndjekësve nuk kanë munguar dhe të gjithë kanë shprehur një mendim të përbashkët: që Einxhel duket si Angelina Jolie! Moderatorja ka publikuar në Instastory biseda nga inbox-i i saj, ku shihen mesazhe të shumta që i vënë në pah ngjashmërinë me Angelinën.

"Mirë që s'kam me çfarë i qeth në shtëpi dhe shyqyr që mbaroi karantina se...", shkruan moderatorja në një foto ku e kanë krahasuar me aktoren.


"Po vazhduat kështu do përfundoj te berberi nesër", shkruan ajo në një foto tjetër.

Shtuar më 30/05/2020, ora 11:42

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori