Fansat në ethe, Tayna dhe Noizy sjellin “bombën”?
Pëlqej
Si Noizy, edhe Tayna janë të dy reperë shumë të pëlqyer nga publiku dhe që kanë arritur shumë sukses me këngët e tyre të cilat kthehen menjëherë në hite.

Dyshen po i lidh bashkë një këngë me të cilën do vijnë në bashkëpunim.

Faqja “Hip Hop Shqip”, njofton se: “Tayna ka folur me Noizy-n për një bashkëpunim. Ka shumë shanse të ndodhë shumë shpejt!”.

Thuhet se ka qenë Tayna ajo që ka kërkuar të bashkojë forcat me Noizyn.

Lajmi i bashkëpunimit nuk është konfirmuar ende nga asnjëri prej reperëve, por fansat kanë nisur menjëherë të entuziasmohen.

Nëse Noizy dhe Tayna sjellin bashkëpunim është e sigurt që kënga do jetë Uau.
Shtuar më 18/01/2019, ora 21:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori