Gigi Hadid dhe
Zayn Malik u bënë prindër të një vajze 4 muaj më parë, por ende nuk e kanë zbuluar emrin e vogëlushes.
Fansat nuk ndalen derisa ta gjejnë emrin e saj dhe për këtë kanë lloj-lloj teorish. Së fundmi, ata janë të bindur se
Zayn zbuloi emrin e të bijës në albumin e tij të ri, ‘Nobody Is Listening.’
Fansat i dëgjuan me vëmendje tekstet e albumit me 11 këngë për të parë nëse kishte ndonjë
emër fëmijësh atje dhe dolën me disa teori.
"Emri i vajzës së
Zayn është
Calamity", -u shprehën disa fansa në Twitter, duke iu referuar këngës kryesore në album. Mirëpo fjala “
calamity” do të thotë fatkeqësi, prandaj gjasat që çifti i famshëm ta ketë quajtur vajzën me këtë
emër janë të vogla, për të mos thënë të pamundura. Kush do ta quante fëmijën me një
emër të tillë?!
Disa të tjerë besonin se vogëlushja quhet River (lumë), duke iu referuar këngës me titull "River Road" - një
emër më i besueshëm se
Calamity.
Shtuar më 16/01/2021,
ora 12:46