Fansat e kritikojnë se këndon tallava, Era Rusi i përgjigjet me takt (FOTO LAJM)

Rreth një vit më parë Era Rusi vendosi të eksperimentonte me një rrymë tjetër muzikore, atë popullore. Si fillim këngëtarja bashkëpunoi me Remzije Osmanin për këngën “Telat e zemrës” dhe më pas me Ylli Bakën. Në bashkëpunim me këngëtarin e muzikës popullore, Era publikoi këngënDasma ime”, e cila u prit mjaft mirë nga ana e publikut.

Tashmë Era së bashku me Yllin ftohet shpesh në dasma për të kënduar këtë këngë, por siç duket jo të gjithë fansat e saj janë të kënaqur me këtë gjë. Era ka publikuar së fundmi në ‘Instagram’ një foto përkrah Yllit dhe me këtë rast dikush nga ndjekësit e ‘Instagram-it’ e ka kritikuar, duke i thënë se bëri gabim që u bë pjesë e muzikës së tallavasë.

Siç duket ky koment nuk i ka pëlqyer shumë Rusit, por me mirësjellje ajo i ka shpjeguar personit në fjalë se kënga ‘Dasma ime’ nuk është tallava.

“Me gjithë respektin, por ku e dëgjuat ju tallavanë nga ne? Kënga ‘Dasma ime’ është popullore qytetare me motive jugu. Ndoshta nuk jeni i informuar mirë me rrymat muzikore. Gjithë të mirat”, ka shkruar Era në përgjigjen e saj.

Më pas këngëtarja ka marrë mbështetjen e shumë fansave, të cilët shprehen se muzika popullore ka vlerat e saj dhe nuk mundet të barazohet me tallavanë apo me muzikën moderne, që ndonjëherë nuk transmeton as mesazh. Kujtojmë se së fundmi Era ka publikuar këngën “Le t’i dali flaka”, që vjen po ashtu nga i njëjti zhanër muzikor si “Dasma ime”.
Shtuar më 20/07/2019, ora 15:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori