Fansat e GOT në panik, a do të vdesë Jon Snow?

HBO publikoi së fundmi disa postera të serialit të famshëm “Game of Thrones” dhe menjëherë fansat e zjarrtë nisën të analizojnë detajet.

Siç mund ta shihni, personazhet kryesorë shihen të ulur në fron, por të gjithë vëmendjen e rrëmbeu Jon Snow. (Nëse nuk e keni parë të gjithë serialin, mos lexoni më tej).

Qartazi, Jon ka të njëjtin qëndrim si Ned Stark, i cili…epo e dini vetë ju. :(

Duke marrë parasysh ç’ka ndodhur, fansat u alarmuan se mos personazhin e tyre të preferuar e pret një fund tragjik.

“The Winter is Coming” - në pranverë. Më 14 prill, nis sezoni final i serialit, i cili do të përmbajë 6 seri të gjata gati sa një film.
Shtuar më 03/03/2019, ora 21:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori