Fansat e "Game of Thrones" reagojnë keq ndaj skenës së seksit të Arya Stark (FOTO LAJM)

Mbrëmë u shfaqe seria e dytë e sezonit të fundit të"Game">Game of Thrones">Thrones", një ndër serialave më të bujshëm që ka gozhduar miliona shikues.

Gjatë serisë së djeshme, ndërkohë që në Winterfell po përgatiteshin për ardhjen e ushtrisë së të vderkurve si edhe të White Walkers-ave, Arya Stark ishte duke flirtuar me djalin e jashtëligjshëm të mbretit Robert Baratheon, Gendry, i cili punon si kovaç në prodhimin e armëve për ushtrinë, shkruan Albeu.com.

Arya i thotë ai se ishte e virgjër dhe se duhej që ta provonte se çfarë ishte seksi para se të vdiste në betejen e madhe kundër ushtrisë së të vdekurve.

Për një moment, teleshikuesit u përballen me skenën nudo të Aryas dhe Gendryt, gjë të cilën shumë prej tyre e cilësuan si të panevojshme.

"Mund edhe të kishim bërë pa këtë skenë", shprehet në Twitter një shikuese, ndërsa shumë të tjerë shtrojnë pyetjen se çfarë lidhje kishte skena nudo me personazhin e Aryas si edhe zhvillimin e ngjarjes.

Në serinë e tretë pritet të zhvillohet lufta mes ushtrive të 7 mbretërive dhe ushtrisë së të vdekurve të udhëhequr nga Night King sëbashku me White Walkers, të cilën mund të vriten vetëm me "dragon stone" ose me çelik valerian. /albeu.com/
Shtuar më 22/04/2019, ora 17:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori