Fansat duan dhe urrejnë David Beckham për dy arsye të ndryshme
Pëlqej
David Beckham është komentuar shumë për pjesmarrjen në dasmën mbretërore.

Madje dy gjeste ndanë fansat në dy kampe pro dhe kundër.

I pari është kur David bëri diçka që nuk pritej, teksa ecte me Victorian, ai ndaloi për të përshëndetur policin që qëndronte në hyrje të kishës. David i dha dorën policit në shenjë respekti për punën e tij, ndërsa Victoria vazhdoi rrugën duke u treguar mospërfillëse.

Kjo është pritur shumë mirë nga fansat e ish-futbollistit duke u komentuar gjatë në rrjete sociale.

Pastaj më vonë, një gjest i tij, ndoshta pa dashje, ka rënë në sy të fansave si mungesë respekti dhe hijeshie. Ai ka thyer një rregull teksa përtypte çamçakëz gjatë ceremonisë së dasmës në kishë dhe kjo gjë nuk u ka pëlqyer aspak ndjekësve të cilët kanë kritikuar sjelljen e tij.
Shtuar më 21/05/2018, ora 20:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori