Fansat brohoritën emrin e Taynës në koncert, si reagoi Rina (VIDEO)
Disset mes Taynës dhe Rinës duhet thënë se janë bërë kryetemë e mediave disa herë.

Por këtë herë dicka e shëmtuar ka ndodhur gjatë performancës së Rinës në koncertin e Pavarësisë së Kosovës.

Kanë qenë disa fansa të cilët kanë brohoritur emrin e këngëtares Tayna gjatë kohës që Rina këndonte.

Por, çfarë thotë Rina për këtë?

Rina shprehet për 7biz se nuk i ka dëgjuar dhe se ka marrë vërtet një dashuri të madhe në këtë koncert, duke luajtur edhe një video ku publiku këndon këngët e saj, por për ata që mund të kenë bërë këtë gjë mund të jenë nga fundi turmës dhe mbrapa kanë për të mbetur edhe në jetë dhe nëse duan “të ulin” dikë kanë për të mbetur mbrapa gjithmonë. /albeu.com/
Shtuar më 26/02/2019, ora 11:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori