Ferguson del kundër Solskjaer, zbulohet diskutimi në stadium

Gjatë ndeshjes së fundit në shtëpi të Manchester United, kundër Everton, ishte i pranishëm në Old Trafford, Sir Alex Ferguson, nën shoqërinë e disa VIP-ave, përfshirë Evra, Bolt dhe Khabib Nurmagomedov, shkruan Albeu.com.

Vala e kritikave që ka marrë trajneri Ole Solskjaer nuk ndalen, pas vendimit për të mbajtur Cristiano Ronaldon në stol gjatë ndeshjes kundër Everton, e cila përfundoi 1-1, duke shkaktuar kështu polemika të shumta.

olskjaer shpjegoi se E mbajti yllin e tij jashtë për të pushuar pas angazhimeve të tij në Ligën e Kampionëve, por kjo nuk ishte e mjaftueshme për kritikët e tij të shumtë.

“Unë mendoj se ata e panë që Ronaldo nuk po luante”, tha Ferguson, duke shprehur mendimet e tij pse Djajtë e Kuq nuk arritën të fitonin të dielën e kaluar. Dhe kur Nurmagomedov vuri në dukje se CR7 kishte hyrë në pjesën e dytë, Sir Alex do të shtonte: “Unë e di, por gjithmonë duhet të filloni me lojtarët tuaj më të mirë.” /albeu.com/


Shtuar 5.10.2021 10:39