Familje artistësh, i vogli i Çiljetës ndjek hapat e saj në muzikë (VIDEO)
Këngëtarja e njohur CCiljeta Xhilaga, vetëm dy ditë më parë, publikoi këngën e saj më të re në bashkëpunim me këngëtarin e ri, Estto-n.

Kënga u titullua “A je mirë” dhe deri tani ka marrë mijëra klikime në Youtube.

Duket se fansi më i madh i kësaj kënge dhe në fakt i të gjitha këngëve të Çiljetës, është i vogli i saj, Fernando.

Këngëtarja ka filmuar të birin i cili kishte vendosur këngën e saj në lokalin ku po kalonin paraditen së bashku.

“Kur Fernando bën Dj-n”- shkruan Çiljeta krahas videos së të birit, i cili shfaqet para kompjuterit duke përzgjedhur këngët.
Shtuar më 20/08/2019, ora 14:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori