Familjarët e Jackson mendojnë për pasuri, ja ndëshkimi që po merr vajza
Familjarët e Michael Jackson janë të shqetësuar për fatin e vajzës së të ndjerit, por mbi të gjitha për pasurinë që ajo ka trashëguar. Pas lidhjes së bërë publike prej saj, familjarët mendojnë se ajo do të realizojë një martesë në fshetësi e për rrjedhojë pasuria do të zhduket.

Vajza e Michael Jackson ka trasheguar prej tij një pasuri prej 100 milionë dollarë dhe kjo është arsyeja pse gjyshja dhe xhaxhallarët e saj nuk duan që ajo të martohet.

Paris Jackson është e lidhur prej pesë muajsh me muzikantin Michael Snoddy. Çifti i ri janë tepër të dashuruar dhe kanë menduar të martohen së bashku, pavarësisht se kanë vetëm pak kohë që njihen. Kjo gjë nuk i ka pëlqyer aspak familjes së Paris, të cilët kanë frikë se mos ajo do martohet në fshehtësi. /albeu.com /

Shtuar më 28/07/2016, ora 10:17

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori