Këngëtarja e dashur për publikun,
Aurela Gaçe, ka publikuar sot në “Instagram” një surprizë që ka marrë nga fansat e saj. Ajo ka postuar një tortë të personalizuar, ku shkruhet: “
Lento,
lento e ke marrë”.
Në fakt, nëpërmjet kësaj torte dhe këngës së Aurelës “
Lento Lento”, një djalë i ka propozuar partneres së tij për martesë.
Në shtresën e tortës shkruhet “Të dua” si dhe gjendet unaza e martesës. “Ai, djali pra, e ka bërë si
burrat. Le t’i urojmë çiftit të kalojnë jetë të lumtur e të thinjen bashkë, E shikoni që këngët edhe ndihmojnë në marrjen e vendimeve. Pse, kot
llomotisim ne?”, shkruan ndër të tjera
Aurela.
“Ja, mbaroi edhe kjo punë?,vazhdojmë me tortën me temë "LENTO-LENTO E KE MARRË...."
GJITHÇKA KA PËRFUNDUAR NË DHËNIEN E UNAZËS?, ASHTU SIÇ THUHET EDHE NË KËNGË?.
AI, DJALI PRA, E PASKA BËRË SI BURRAT ??
LE TI UROJMË ÇIFTIT TË KALOJNË JETË TE LUMTUR E TE THINJEN BASHKË ??
DASHURIA TRIUMFOI
( Siç mund edhe ta shikoni poshtë çarçafit ,fshihet fjala "TË DUA")
Videon ma dergoi vajza( anonim edhe ne,sipas kërkesës)
E shikoni që këngët edhe ndihmojnë në marrjen e vendimeve??
Pse kot
llomotisim ne? ???????”, shkruan këngëtarja e njohur.
Shtuar më 03/12/2020,
ora 16:53