“Po iku falas e vras përmes gazetave”, publikohen përgjimet e presidentit të Valencias

Presidenti i Valencias, Anil Murphy, ka dalë shumë keq në media, pasi disa përgjimeve të publikuara nga “Superdeportes.es”.

Në bisedat e bëra ai përmend një nga lojtarët kryesorë të skuadrës, mesfushorin Carlos Soler.

Murphy dëgjohet të thotë se “do e ‘vrasë’ futbollistin përmes shtypit, në rast se do të largohet falas nga Valencia.

“Ai është rritur në akademi dhe klubi ka investuar para tek ai. Nëse largohet falas në janar, do ta ‘vras’ përmes shtypit me 100 mijë eurot që do të jap”, ka thënë presidenti i Valencias. / abcnews.al