Ezeli i jep fund beqarisë, ja kush ja ka “rrëmbyer” zemrën (FOTO LAJM)

Aktori turk, Kenan Imirzalioglu, i njohur për rolin e tij të famshëm Ezel, më në fund ka vendosur të martohet.

Jeta e tij sentimentale ka qenë e mbushur me plot marrëdhënie të shkurtra dhe të gjata, me aktore dhe modele, e mesa duket ka gjetur dashurinë e vërtetë në krahët e modeles 28­vjeçare Sinem Kobal.
Marrëdhënia e tyre ka nisur që në dhjetor të vitit 2014 dhe për më shumë se një vit ka qenë në fokus të mediave turke.

Por, tani gjithçka është bërë serioze për 42­vjeçarin. Në muajin tetor, dy familjet u panë të darkonin së bashku dhe, siç u komentua nga mediat turke, ceremonia ishte “për të kërkuar dorën e vajzës”.

Kenan më pas tha se “dy familjet mirëkuptohen mjaft mirë me njëra­tjetrën dhe shumë shpejt dua të martohem me Sinem, sepse jam i dashuruar me të.”/Albeu.com/
Shtuar më 15/05/2016, ora 11:23

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori