Konflikti në Ksamil, zbardhen detajet e reja

Konflikti i ndodhur ditën e sotme në Ksamil ka lënë të lënduar 3 persona përkatësisht biznesmeni 49-vjeçar Adriatik Ahmeti, Luli Ahmeti dhe Flamur Ahmetiku njëri prej tyre është dërguar me helikopter drejt Tiranës.

Mësohet se tre të plagosurit kanë pasur konflikt rreth një vit më parë më autorët që janë përfshirë në sherr.

Këtë të martë autorët i kanë bërë pritë përpara biznesit të 49-vjeçar Adriatik Ahmeti.

Sakaq policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve./albeu.com


Shtuar 7.06.2022 16:23