Eurovizioni i hap dyert këngëtares shqiptare, Eleni firmos kontratën e rëndësishme
Pëlqej
Këngëtarja me origjinë shqiptare, Eleni Foureira doli e dyta këtë Eurovizon teksa përfaqësonte Qipron.

Përformanca e saj u bë hit në të gjithë Europën dhe mesa duket kjo i ka sjellë dicka.

Ajo u përfol shumë në media ndërkombëtare, duke u cilësuar si më e mira e këtij festivali.

31-vjeçarja me origjinë nga Shqipëria, ka punuar shumë për të arritur këtu ku është dhe sot ka ndarë dhe një lajm shumë të mirë për fansat e saj në Instagram.

Nëpërmjet një postimi në Instastory, Eleni ka treguar se tashmë është pjesë e “Sony Music”, label ndërkombëtar. /albeu.com/
Shtuar më 22/05/2018, ora 23:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori