Eugent Bushpepa jep lajmin e bukur para Eurovizionit
Dashuria mes tyre lindi në lokalin ku këngëtari i muzikës rrok këndonte.

Andia Ҫakshiri është gjysma më e mirë që Gent Bushpepa ka zgjedhur prej 7-vjetësh tashmë dhe një nga fanset e tij më të mëdha.

Por çifti duket se do ta konsolidojnë lidhjen më tej. Eugent Bushpepa ka qenë i ftuar në emisionin “Siluete” me moderatoren Gerta Gixhari.

Ai ka folur për karrierën e tij por edhe për bashkëjetesën prej dy vitesh.

Këngëtari që do na përfaqësojë në Eurovizion, na kanë bërë të aludojmë se ai do të bëhet së shpejti baba. I pyetur nga Gerta për marrëdhënien dhe për planet e ardhshme ai ka thënë:


“Nuk kemi vënë limite, planet ekzistojnë shpresoj shumë shpejt të kemi një fëmijë”.
Shtuar më 16/04/2018, ora 09:12

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori