Eugent Bushpepa me “Mall” do të përfaqësojë Shqipërinë në “Eurosong 2018”, i cili do të mbahet në Lisbonë.
Këtë fundjave, koncerti romovues i këngëve u zhvillua në Amsterdam, Hollandë dhe dha disa ide se kush është favorit dhe se si mund te jetë renditja.
Sajti britanik “
Metro” ka bërë një koment për disa nga performancat më të mira duke renditur si më favoritët: Finlandën, Australinë, Spanjën, Mbretërinë e Bashkuar dhe Shqipërinë.
Sa i takon performancës së eurgent Bushpepës, “
Metro” flet me superlativa për këngëtarin duke e quajtur si surprizën më të madhe të festivalit.
“Surpriza më e madhe e natës ishte nga Shqipëria. Performanca e
Eugent Bushpepës me këngën ‘Mall’ shkoi shumë mirë dhe u prit shumë mirë nga publiku i Amsterdamit. Ishte një nga këngët e para që duhej të zgjidhej,” shkruan sajti britanik.
Shtuar më 16/04/2018,
ora 17:02