"Është vetëm i imi", Blerta flet për lidhjen me Erionin dhe xhelozinë (FOTO LAJM)
E ftuar në "Ftesë në 5", ishte
Blerta Ligaj, volejbollistja dhe partnerja e ish-banorit të "Big Brother", Erion Zeqirajt.
Blerta zbuloi më shumë për lidhjen e tyre duke e quajtur një lidhje perfekte.
Ajo tregoi se ka një marrëdhënie shumë të mirë me mamin e Erionit dhe e quajti shoqen e saj më të ngushtë, ku i drejtohet për këshilla.
Gjatë emisionit, Erioni e surprizoi Blertën me një videomesazh, ku tregoi gjërat që pëlqen dhe nuk pëlqen tek ajo. Ndër të tjera, Erioni tha se
Blerta është shumë
xheloze.
Pas videomesazhit,
Blerta u shpreh: "Bëhem
xheloze sepse diçka që është e imja dua të jetë
vetëm e imja. Është
vetëm i imi".
Shtuar më 25/11/2020,
ora 12:05