Zelensky u jep me qira rusëve vilën e tij të pushimit në Itali?

Presidenti ukrainas Volodymir Zelensky u ka dhënë me qira rusëve vilën e tij luksoze në Toskanë për muajin gusht, raportoi të martën gazeta italiane Il Tirreno, shkruan RT. Ndërkohë, Zelensky u ka bërë thirrje liderëve të BE-së që t’u refuzojnë vizat turistëve rusë.

Një çift rus me adresë në Londër e kanë marrë me qira vilën për muajin gusht, duke paguar shumën princërore prej 50,000 €, raportoi gazeta. Vila, e vendosur në qytetin bregdetar të Forte dei Marmi, Zelensky e ka blerë për katër milionë euro ndërsa ishte ende një aktor.

Corriere Della Serra, një tjetër gazetë italiane, kontaktoi sekserin që menaxhonte pronën, i cili tha se “Qiraramarrësit nuk ishin rusë, por nuk mund të them më shumë sepse privatësia më pengon”. Megjithatë, gazeta tha se qiramarrësit ka të ngjarë të jenë me origjinë ruse, “por prej kohësh kanë pasur vendbanimin e tyre dhe ndoshta shtetësinë angleze”./albeu.com

 


Shtuar 1.09.2022 16:53