Ervin Sinjari i BB i jep fund beqarisë
Në edicionin e 4-t të “Big Brother Albania” Ervin Sinjari ishte një ndër konkurentët më të komentuar kjo edhe për shkak të lidhjes së tij brenda shtëpisë me fituesen, Ermela.

Prej muajsh Ervini, që jeton në Itali është në një lidhje me një vajzë e cila është në pritje të ëmbël. Për shkak se shumë shpejt do të bëhet baba, ish-banori ka vendosur ta kurorëzojë marrëdhënien e tij në martesë.

Ai i ka dhënë fund beqarisë dhe tashmë po krijon familjen e tij të vogël. Këtë lajm e ka bërë të ditur vetë Ervini nëpërmjet postimit të disa fotove të ëmbla në rrjetin social Instagram ku duket qartë se ceremonia e dasmës ka qenë një organizim i vogël familjar.
Shtuar më 24/03/2018, ora 14:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori