Ermali tregon çastin e vështirë: Vetëm përqafoja djalin dhe qaja
Pëlqej
I ftuar sot në emisionin më të ri të TV Klan, "Në Kurthin e Piter Pan", Ermal Mamaqi ka prekur të gjithë publikun duke kujtuar aksidentin e ndodhur dy vite më parë në Ferizaj.

"I dola përpara një rrethrrotullimi, makina ime u bë gjysmë. Kur shkova në shtëpi, aty e kuptova çfarë kisha rrezikuar.

Takova djalin, e mora në krahë dhe fillova të qaja. Djali më shihte", tregoi Ermali.

Në fund moderatori dha një mesazh shumë të rëndësishëm për të gjithë shoferët. "I bëj thirrje shoferëve vendosni një foto të fëmijëve tuaj tek kilometrazhi dhe do t'ju ulet gazi automatikisht", përfundoi Ermali.
Shtuar më 19/03/2018, ora 23:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori