Ermali surprizohet për ditëlindje LIVE në emision
Moderatori dhe aktori shumë i dashur për publikun, Ermal Mamaqi Ka festuar vetëm dy ditë më parë ditën e tij të lindjes.

Mbrëmjen e sotme në "Xing me Ermalin", moderatori është surprizuar edhe nga Olimpia dhe velina e re Belinda.

Olimpia i solli Ermalit tortën gjigante me tre librat e tij të preferuar ndërsa Belinda i këndoi këngën e ditëlindjes.

"Në jetë nuk ka rëndësi çfarë ke, por t'i vlerësosh ato që ke. Faleminderit shumë. Zoti ju bekoftë", u shpreh Ermali.

Epo surprizat nuk kanë të mbaruar për Ermalin, pasi edhe dy ditë më parë u surprizua nga shumë miq dhe të afërm. /albeu.com/
Shtuar më 23/03/2019, ora 22:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori