Ermali s'është i lumtur: Ja çfarë do të thotë të jesh prind (FOTO LAJM)

Ermal Mamaqi si gjithmonë është shumë aktiv me fansat e tij dhe kësaj rradhe ai ka postuar foto nga pushimet familjare në Austri, por si duket Ermali nuk është i lumtur.

Mamaqi postoi në Instagram një foto të paqtë familjare shkrepur pranë një piste ku bëhet ski, por Ermali se lë me kaq, ai ka një mesazh për të gjithë të rinjtë që ëndërrojnë të bëhen prindër dhe mesazhi i tij tregon vërtet çdo të thotë të jesh prind.

“Pushime me djalin...Mos aty, kujdes, haje, pije, çiçi, kaka, fli, çohu, mos pra, ohuuu, jo jo jo jo ,hajdeeee, hopa, kape, lëshoje... dhe përsëri nga fillimi. Mezi pres të mbaroj pushimet që të çlodhemi!”-shkroi moderatori i “Xing me Ermalin”, duke shkaktuar reagime të shumta në hapësirën e komenteve, nga prindër të cilët e kuptojnë më së miri./albeu.com/

Shtuar më 04/02/2017, ora 16:41

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori