Paga e re PSG-së duket se e ka joshur Naymarin

Në një moment kur flitet kaq shumë për kalimin e Neymar në Barcelonë, skuadra aktuale e brazilianit, PSG-ja, ka përgatitur një ofertë marramendëse për të joshur 28-vjeçarin.

Paga e re që do t’i ofrojë drejtori sportiv Leonardo është 33 milionë paundë në sezon, raporton “Diario Sport”, një përpjekje kjo shumë e fortë e skuadrës franceze, e cila nuk dëshiron të humbasë yllin e ekipit.

Në këtë mënyrë, paga e re do ta afronte Neymarin edhe më shumë me 2 futbollistët e vetëm në botë që fitojnë më shumë se ai, Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi.

Kontrata aktuale e brazilianit skadon në vitin 2022 dhe mbetet të shihet si do të përgjigjet ndaj kësaj page të re, në një kohë kur ka deklaruar hapur dëshirën për t’u rikthyer në “Camp Nou”.


Shtuar 21.04.2020 07:22