Ermali nuk la rast pa e sulmuar, Rashel tregon të vërtetën e largimit
Largimi i Rashel nga emisioni i Ermalit, u duk sikur pati problematikat e veta. E pyetur nga Paloma, Rashel ka rrëfyer për herë të parë si e ka marrëdhënien me Ermalin.

nga Largimi yt nga programi i Ermalit u shoqërua edhe me komente të tipit: “Tani ajo do të humbasë nga ekrani”. Ndërkohë me ty ndodhi e kundërta. Ti e do ekranin apo…?

-Mua më pëlqejnë sfidat. Televizioni, përveçse të jep emocione të fuqishme, është edhe sfidë. Besoj fort në aftësitë e mia dhe jam e pathyeshme në atë çfarë dua të arrij. Kur vendosa të largohesha nga programi i Ermalit kisha bindjen që kur diçka e ke pasion dhe e do me gjithë qenien tënde, atëherë ajo është e jotja.

Si i ke marrëdhëniet sot me Ermal Mamaqin?
-Unë e kam theksuar edhe më parë që me Ermalin jemi ndarë shumë paqësisht dhe si miq të mirë. Raporti ynë vazhdon të jetë miqësor, pavarësisht se unë vendosa të ndërprisja bashkëpunimin televiziv me të. /albeu.com/
Shtuar më 20/12/2017, ora 20:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori