Ermali lë Xing-un dhe shkon në programin tjetër?
Ermal Mamaqi është kthyer në një nga figurat më të komentuara kudo në media.

Aktori dhe moderatori aktualisht drejton Xing me Ermalin, por mesa duket këtë herë do të jetë diku tjetër, i ftuar në një tjetër program.

Ermali do të jetë ndër të ftuarit e parë të emisionit më të ri dedikuar fëmijëve që fillon në Tv Klan.

Këtë lajm e ka dhënë vetë regjisorja e programit "Peter Pan", Vera Grabocka.

Programi i shumëpritur do të fillojë transmetim në datën 19 mars. Ermali do të vihet përballë pyetjeve të fëmijëve duke treguar një anë të tij që ende nuk e njohim. /albeu.com/
Shtuar më 12/03/2018, ora 21:12

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori