Ermali kërkon të pajtojë Noizy-in me Encën

Thirrje...

A photo posted by Ermal Mamaqi (@ermalmamaqiofficial) on


Lajmi më i diskutuar në showbizin shqiptar që prej mbrëmjes së djeshme është një ‘sherr’ virtual midis Noizy-t dhe Encës.

Por njëri prej personazheve që u bë pjesë (pa dashje) i këtij diskutimi ishte edhe Ermal Mamaqi sepse Enca në reagimin e saj i kishte thënë Noizyt se ky i fundit i fshehu asaj meritat në intervistën që ka dhënë në “Xing me Ermalin”.

Ermal Mamaqi ka bërë shaka duke krijuar një meme ku shkruhej: “Ju lutem kthehuni sërish bashkë, nuk ju shoh dot jashtë OTR-së” dhe përbri fotos ka shkruar: “Thirrje…”

Por papritur si Enca ashtu edhe Noizy kanë komentuar. Reperi thjesht ka vendosur një emoji duke qeshur ndërkohë që Enca ka shkruar: Ti e ke fajin.
Shtuar më 13/02/2017, ora 10:37

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori