Filipçe ka një lajm të mirë

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe në Fejsbuk publikoi se 91 për qind e punonjësve shëndetësor të cilët ishin të infektuar me Kovid-19 tani janë shëruar tërësisht.

“U jap nderime për guximin dhe përkushtimin. Të gjithë të tjerëve u dëshirojë shërim të shpejtë”, shton Filipçe në publikim.

Në një publikim tjetër, thotë ai se edhe deri në fund të javës që vijon do të finalizohet mënyra e lëvizjes së qytetarëve dhe kalimi i kufijve me Greqinë fqinje.


Shtuar 17.05.2020 14:51