Ermali ironizon komplimentin e Alketës për Pirron: Ami më fiku televizorin
Pëlqej
Kantautori i njohur, Pirro çako ka qenë i ftuar në Tv Klan këtë mbrëmje ku ka rrëfyer disa detaje nga jeta e tij private për fmëijët.

Dhe një prej komplimentave të moderatoret i ka bërë përshtypje Ermal Mamaqit, i cili para pak minutash postoi në Instagram një foto ku shfaqej Alketa dhe Pirro.

Ermali shkruante: “TV KlanAlketa i thotë Pirro çakos në emision: Je shembull për të gjithë baballarët që na ndjekin. Pirro, i divorcuar dhe ka 10 vjet që pi kafe te blloku vetëm me goca të reja. Sa tha këtë Alketa, ma fiku Ami televizorin. Dhe nuk më lë të shoh më kështu emisionesh”.

Sapo e postoi këtë, Mamaqi e fshiu menjëherë postimin dhe nuk gjendet më në profilin e tij. /albeu.com/
Shtuar më 16/04/2018, ora 23:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori