Ermali çudit mamin e Ledrit: Më shumë të ngjaj ty se mamasë time (FOTO LAJM)
Moderatori dhe njëherazi aktori i njohur i humorit, Ermal Mamaqi ka ndarë së fundmi në llogarinë e tij një foto të mamasë së Ledrit, Xheraldinës, e cila në postimin e fundit duket se ngjason shumë me Ermalin.

“Jam xheloz që @xheraldina (mami Ledrit), e ka bërë @ledrivula aq të bukur, kur në fakt unë i ngjaj më shumë asaj se mamit tim”, ka shkruar Mamaqi krah postimit, i cili ka shkaktuar shumë të qeshura tek fansat e tij.

Më pas nuk ka munguar dhe komenti i mamasë së Ledrit, e cila duket se ka qeshur shumë me këtë krahasim të Ermalit. “Vdiqa. Ti s’je tamam”, ka shkruar Xheraldina poshtë postimit të Ermalit.

Ngjashmërinë e tyre e kanë aprovuar dhe ndjekësit, të cilët kanë lënë komente të shumta duke qeshur.
Shtuar më 29/08/2020, ora 15:00

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori