Ermal Metën e paska kapur paniku para koncertit në Tiranë
Sikurse pati premtuar, Ermal Meta mbajti para pak ditësh një koncert në Sheshin “Skënderbej” në Tiranë.

I ftuar mbrëmjen e sotme në “Top Shoë Magazine”, ai rrëfeu se është “frikacak” dhe këtë e ka kuptuar pikërisht para koncertit në Tiranë.

“Kisha pak frikë para koncertit, pasi nuk kisha bërë më parë një koncert në Shqipëri, kur bën një koncert në një vend tjetër është më ndryshe, por këtu isha në shtëpinë time. Ka qenë një emocion jashtëzakonisht i madh. Nuk e imagjinoja të ishin aq shumë njerëz. Isha në panik dhe nuk më kishte ndodhur asnjëherë më parë kjo gjë, as në “Sanremo” as në “Eurovision””, tha Ermal Meta.

Sipas tij, shqiptari më i mirë në Eurovision ishte Eugent Bushpepa.

“Më duhet të them të drejtën. Eugenti këndoi shumë më mirë se unë. Është një këngëtar jashtëzakonisht i mirë. Këndoi më mirë nga të gjithë atje”, u shpreh Ermal Meta.

E fakti se Italia nuk e vlerësoi me pikë për këngëtarin shqiptar që përfaqësoi Italinë në Eurovision, ishte një tradhti.

“Fakti që Italia nuk i dha 12 pikë Ishte një tradhti e vogël. I dhanë pikë Norvegjisë, nuk e kuptoj”, tha Ermali gjatë intervistës me Alban Dushin në “Top Shoë Magazine”. /Top Channel
Shtuar më 07/06/2018, ora 09:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori