Ermal Meta tregon për gazetarin: Desha ta kap po më iku me vrap
Ermal Meta u prit ditën e sotme me shumë supriza në qytetin e Tiranës.

Madje ai u habit nga bicikletat e reja që lëviznin nëpër qytet.

“Vitin e kaluar kur mora pjesë në Sanremo dhashë një intervistë në një gazetë të rëndësishme, një gazetar të rëndësishëm. Folëm për shumë gjëra interesante dhe titulli i artikullit, “Doni të shikoni që shqiptari do të fitojë, do na e hedhë të gjithëve?!”. Unë fola për shumë gjëra, por ai e shkroi me konotacion negativ. Nuk e tha me zemër të pastër.

Tha, si është e mundur që do na e hedh shqiptari? E kam ndjekur me vrap kur e takova por nuk e kapa dot. Të kisha pasur biçikletën e kryetarit, e kisha kapur”, tregoi Meta.

Gjithashtu ai u shpreh se Tirana ka ndryshuar shumë, dhe se kjo vizitë i kishte shërbyer edhe për të hequr nga memoria një ndjesi të hidhur që lidhej me një vizitë të mëparshme të tij. /albeu.com/
Shtuar më 01/06/2018, ora 17:14

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori