Ka kaluar vetëm një javë që nga fitorja në Festivalin Sanremo nga
Ermal Meta dhe
Fabrizio Moro, të cilët këtë herë kanë qenë të ftuar në me programin “C’è Posta per Te” në “Canale Cinque”.
Një burrë i cili sapo kishte kaluar një luftë serioze me një tumori, ka pasur dëshirë që t’i bëjë një surprizë gruas dhe dy vajzave së tij, për t’i falënderuar dhe për t’u kërkuar falje.
Ai ka kërkuar ndihmë nga dy këngëtarët, pasi ata kanë qenë të preferuarit e tyre dhe vajzës, ndërsa Ermali dhe
Fabrizio kanë pranuar me kënaqësi.
“Historia e babait tuaj na dha shumë forcë dhe na bëri të kuptojmë se jeta duhet të merret më lehtë”, thotë
Fabrizio shkruan panorama plus.
“Ky ishte një mësim i bukur dashurie dhe jam i sigurt që do ta bëj një këngë “, është shprehur Ermali ndërsa të gjithë kanë qenë të përlotur.
Shtuar më 18/02/2018,
ora 17:51