Ermal Meta sërish në “Sanremo” me një këngë kundra terrorizmit
Këngëtari me origjinë shqiptare Ermal Meta, do jetë pjesmarrës për herë të tretë në festivalin më të madh në Itali, “Sanremo”.

Këtë herë këngëtari që korri sukses me dy pjesëmarrjet e para do të vijë në bashkëpunim me këngëtarin e famshëm italian Fabrizio Moro. Dyshja do të vijnë fuqishëm me një prurje aktuale që flet për frikën e njerëzimit nga terrorizmi.

Ata e kanë lajmëruar këtë pjesëmarrje duke shkruar në rrjetin social Facebook se kënga është një rebelim i njerëzimit ndaj frikës së krijuar nga sulmet terroriste.

Festivali vjetor “Sanremo” do të mbahet prej datës 6 deri në 10 shkurt në teatrin “Ariston” nën drejtimin e këngëtarit të madh Claudio Baglioni.

Shtuar më 26/01/2018, ora 17:16

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori