Ka 32 çipe nën lëkurë, hap dyer e bën pagesa me një të prekur

Një 37-vjeçar holandez ka instaluar 32 çipa nën lëkurë. Ai paguan duke afruar dorën pranë POS (aparati ku vendoset karta për të bërë pagesën) dhe hap dyert duke prekur një sensor.

Patrick Paumen, një 37-vjeçar holandez , është një nga rastet më ekstreme në botë të instalimit të mikroçipave nën-lëkurë.

“Reagimet që shoh te arkëtari kur është koha për të paguar janë të paçmueshme”.

Patrick Paumen kur shkon në dyqane për të blerë ai afron vetëm dorën pranë Pos-it, dhe paguan pa përdorur para apo karta krediti, të gjitha këto falë 32 çipave që ai implantoi nën lëkurë.

Oficeri holandez i sigurisë e quan veten një biohaker dhe është një nga rastet më ekstreme në botë të implantimit të një mikroçipi në trupin e njeriut.

“Teknologjia vazhdon të evoluojë, kështu që unë do të vazhdoj të mbledh më shumë “, -shpjegon Paumen për BBC.

“Nuk do të doja të jetoja pa to. Asnjë shqetësim,as për sigurinë, as për privatësinë. Sistemet përmbajnë të njëjtin lloj teknologjie që njerëzit përdorin çdo ditë. Nga telekomandat te dyert e hapura, te kartat bankare apo kartat për transportin publik”, – shpjegon ai.

Dhe në fakt ai hap dyert e shtëpisë pa çelësa, por vetëm duke afruar njërin prej çipave që ka vendosur në dorë.

“Çipat e implantuara janë thjesht një mënyrë e re për t’u lidhur dhe shkëmbyer të dhëna”, -shpjegon Theodora Lau, eksperte e teknologjisë dhe financave, bashkë-autore e librit ‘Përtej të mirave: Si teknologjia udhëheq një biznes të drejtuar Revolucioni’.

Sipas një sondazhi të vitit 2021 të kryer me 4000 evropianë, 51% e të anketuarve e konsideronin instalimin e një çipi nën lëkurë si diçka të mirë.

 


Shtuar 12.04.2022 16:32