Ermal Mamaqi zbulon detajet nga kontrata me Tv Klan dhe "sherrin" me Çanin
Ditët e fundit, mediat kanë publikuar informacione të ndryshme në lidhje me fatin e emisionit të Canit, pasi u mor vesh se Mamaqi kishte nënshkruar kontratë me Aleksandër Frangajn për të bërë emisionin e tij në “Klan”.

Kështu, Ermal Mamaqi ka zhvilluar një skenë teatri së bashku me moderatorin Arian Cani në emisionin e këtij të fundit “Zonë e Lirë”.

Mamaqi, si pjesë e lojës që po bënte bashkë me Canin ka thënë se një nga kushtet që i kishte vendosur Frangaj ishte që sonte të ulej në vendin e Canit në emisionin “Zonë e Lirë”.


“Një nga kushtet ishte se nëse nuk shkon sot të ulesh te ajo karrige kontrata anullohet”, tha Mamaqi se i kishte kërkuar Frangaj. Ajo që ka thënë Ermali në nisje të këtij programi, i ka shokuar të gjithë.

“Pas lajmit të ardhjes sime në Tv Klan, Arjan Çani ka patur një përplasje me Presidentin e Televizionit, Aleksandër Frangaj dhe më pas Çani është larguar nga ky program, të cilin do ta prezatoj unë deri në fund të sezonit.”

Pas pritjes së dy të ftuarve, Soni Malaj dhe Gena, ka ndodhur e pabesueshmja, Arjan Çani ka ardhur në studio duke u ulur në panelin e të ftuarve.

Nga Shtatori cdo të shtunë në mbrëmje në “Klan”, Mamaqi do jetë me emisionin e tij por jo me të njëjtin emër që ka pasur në Digitalb. “6 ditë pa Ermalin” nuk ishte e regjistruar në emër të Ermalit ndaj me mbarimin e kontratës nuk ka mundur dot të marrë edhe emrin e emisionit me vete. Mamaqi ka zbuluar edhe se kontrata me Klan është bërë deri në vitin 2020.

“Edhe nëse Bujar Nishani do më thoshte do zëvendësosh Arian Canin, s’do ta pranoja për asgjë në botë”, tha Mamaqi. /panorama/
Shtuar më 03/06/2016, ora 22:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori