Sanksionet e reja do e dëmtojnë Rusisë, por do kërkojnë sakrifica të mëdha edhe nga Perëndimi

Nga Francesco Guerrera “La Reppublica.it

Kemi vuajtur pasojat e 2 viteve pandemi, gjendemi në mesin e një lufte, dhe duhet të shmangim me çdo kusht urinë globale. Sfida ekonomike aktuale, është shndërruar në një luftë kundër “Kalorësve të Apokalipsit”. Këshilli Evropian ra dakord në fillim të kësaj jave që të hidhet një hap tjetër drejt izolimit financiar dhe politik të Rusisë.

Pas disa orë negociatash, udhëheqësit e Bashkimit Evropian, arritën të bien dakord mbi një plan për uljen e kostos së gazit. Por paketa e re e sanksioneve do t’i kushtojë shtrenjtë Perëndimit, sidomos gjatë muajve të ardhshëm. E gjithë “loja” do të luhet me grurin, një element themelor jo vetëm i nevojave bazë të njeriut, por edhe i mirëqenies ekonomike të shtresave të ulëta dhe të mesme, pra i atyre që po i vuajnë më shumë pasojat e problemeve ekonomike të shkaktuara nga konflikti në Ukrainë.

Guvernatori i Bankës së Italisë, Ignazio Visco, ishte shumë i saktë në deklaratën e tij:”Rritja e çmimeve të lëndëve të para të importuara, është një taksë e pashmangshme për vendin tonë!”. Taksa do të jetë vërtetë e pashmangshme – një koncept i pazakontë në Itali, një vend kampion i evazionit fiskal – por shuma që do të paguhet do të varet nga veprimet e Bashkimi Evropian, Shteteve të Bashkuara dhe nga reagimi i Vladimir Putinit.

Le ta nisim analizën tonë me naftën. Kompromisi i orëve të vona të natës në Bruksel, është tamam si qyteti ku u arrit:i shëmtuar për t’u parë, plot defekte, por më i mirë nga sa duket në fillim. Dy aspekte të sanksioneve ndaj naftës që transportohet përmes detit, do ta dëmtojnë seriozisht Putinin.

E para është se embargoja do të përfshirë rreth 90 për qind të eksporteve ruse, dhe jo 2/3 siç po thonë pothuajse të gjithë. Kjo sepse Gjermania dhe Polonia, të cilat e marrin naftën ruse përmes një tubacioni, kanë thënë se do të heqin dorë prej saj, ndryshe nga Hungaria, Sllovakia, Republika Çeke dhe ndoshta, Kroacia dhe Bullgaria.

Efekti në arkën e Rusisë do të ishte i tërthortë, në kuptimin që Moska do të jetë në gjendje t’i dërgojë diku tjetër anijet e mbushura me naftë, por me çmime shumë më të ulëta se ato që paguan sot Europa. Në Azi, nafta ruse po shitet tashmë me rreth 35 dollarë më pak sesa vlera e tregut.

Ndërkohë sanksionet, të cilat nuk do të hiqen për të paktën 6 muaj, do ta zgjerojnë hendekun. Sipas disa analizave, humbjet për Rusinë mund të arrijnë në rreth 10 miliardë dollarë në vit. Një shumë jo shumë e madhe, po të kihet parasysh se Kremlini fiton 270 miliardë dollarë në vit nga eksportet e energjisë.

Por bashkë me sanksionet e tjera, ato nuk do të jenë pa dhimbje për Carin dhe nënshtetasit e tij. Aspekti i dytë, për të cilin është folur më pak, është ndalimi i kompanive evropiane të sigurimeve për të siguruar aktivitetin e anijeve ruse. Nëse siç pritej, Britania e Madhe i bashkohet embargos (95 për qind e anijeve që transportojnë energji, sigurohet nga kompanitë e sigurimit në Londër), Rusia do të përjetojë probleme serioze sa i përket dërgimit të cisternave tek blerësit e tjerë.

Kompanitë e sigurimit nga Kina, Turqia dhe vende të tjera, mund të ofrojnë një mbulim të ngjashëm, por rreziqet për blerësit dhe transportuesit do të rriteshin ndjeshëm. Kjo nuk do të thotë se sanksionet nuk do të jenë të kushtueshme edhe për Perëndimin.

Çmimi i natës është rikthyer në nivelin 120 dollarë për fuçi. Po ashtu edhe kostoja e benzinës është rritur, duke i përkeqësuar efektet e inflacionit tek pronarët e makinave në mbarë botën. Në SHBA, presidenti Joe Biden thirri shefin e Rezervës Federale Jay Powell për ta qortuar publikisht mbi këtë çështje.

Beteja për gazin është e ngjashme me atë të naftës, me ndryshimin që Bashkimin Evropian po diskuton për vendosjen e një çmimi tavan, siç kërkohet vazhdimisht edhe nga qeveria italiane. Nga ana tjetër gruri, është një fushëbeteje në të cilën kryqëzohen gjeopolitika dhe ekonomia.

Çmimi i tij është rritur me më shumë se 40 për qnd këtë vit, sepse prodhimi ukrainas – rreth një e pesta e totalit – ka mbetur i bllokuar në magazinat e anijeve të ankoruara në portin e Odesës. Kievi është i gatshëm të hapë një korridor, por dëshiron të sigurohet që Rusia të mos i bombardojë apo vendosë mina ndaj tyre.

Putin ka deklaruar deri tani se Rusia do ta bëjë këtë, por vetëm nëse Perëndimi heq sanksionet e tij. Rezultati është një ngërç, që kërcënon të vdesë urie qindra miliona njerëz në disa kontinente. Në një periudhë afatshkurtër, shumë qeveri mund të ndërhyjnë me subvencione dhe ndihma për shtresat më të dobëta. Por në terma afatgjatë, Bashkimi Evropian dhe SHBA-ja duhet të gjejnë një mënyrë për t’i dhënë fund bllokadës ruse të Odesës. “Kalorësit e Apokalipsit” nuk mund të fitojnë.