Ermal Mamaqi si aktor Hollivudi, zbulon pamjen nga filmi i ardhshëm (FOTO LAJM)

Ermal Mamaqi ka nisur xhirimet e filmit të ri, pas suksesit të “Dy gisht mjaltë”.

Moderatori ka publikuar sot një foto ku shfaqet me një look të ri (me siguri të bërë me ndonjë efekt), ndërsa shkruan:

“Çkemi miq? Gati për fillimet e xhirimeve të filmit tjeter. Gati për të thyer një tjeter rekord, vetes. Ermal Modesti”, shkruan ai duke mos u treguar aspak modest.

Nëse vërtet do të duket kështu në filmin e ri atëherë na duhet të presim disa skena Hollivudi.

Lajmi për filmin e tretë të Mamaqit doli pak javë më parë kur u tha se produksioni i ri do të ketë në kastin e tij aktorë shumë të njohur.

Filmi i parë i Ermal Mamaqit ishte “Femrat” në 2013-ën, edhe ai mjaft i suksesshëm.

Shtuar më 21/07/2019, ora 15:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori