Gjendet i pajetë një 53-vjeçar në Gjirokastër

Një 53-vjeçar është gjetur pa shenja jetë këtë pasdite në një ndërtesë të pabanuar në qytetin e Gjirkoastrës.

Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune.

Njoftimi i policisë

Gjirokastër/Informacion paraprak

Më datë 15.02.2023, rreth orës 17:00, njoftohemi se në lagjen “11 Janari”, Gjirokastër, në një objekt të pabanuar, është gjetur i pajetë shtetasi E. Xh., 53 vjeç.

Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./albeu.com/


Shtuar 15.02.2023 18:16