Ermal Mamaqi pëson aksident (FOTO LAJM)

Sot është 1 prilli, dita që në gjithë botën kujtohet si dita e shakave apo gënjeshtrave. Sa i takon kësaj simbolike, Ermal Mamaqi ka bërë shakanë e radhës, ndërsa luan rolin sikur është aksidentuar.

Shpalljen e lajmit e ka bërë në rrjetin social Facebook, e ndërsa Portali Albeu po ju përcjell fotot, ku "fatkeqësisht e tregojnë atë mjaft të dëmtuar".

"Miq, faleminderit për mbështetjen. Tani jam më mirë. Këmbët për momentin nuk i ndjej, por doktorët më kanë dhënë shpresë se do eci përsëri.

Më duhet të rri 1 muaj në regjim dhe besoj se 6Ditë pa Ermalin do të ndërpritet pas këtij aksidenti që më ndodhi. Unë dhe stafi i Digitalb urojmë mirëkuptimin tuaj. Ju përqafoj nga dhoma 23", ka shkruar ai. /albeu.com/
Shtuar më 01/04/2015, ora 10:25

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori