Ronaldo do të jetojë në një rezidencë me 8 dhoma gjumi, një pishinë olimpike dhe një ujëvarë (VIDEO)

Cristiano Ronaldo javën e kaluar nënshkroi për Al Nasr nga Arabia Saudite dhe u bë futbollisti më i paguar në botë.

Ai u prezantua ditën e djeshme dhe përveç turmës së gazetarëve, e ka pritur edhe shtëpia ku do të jetojë.

Daily Mail shkruan se Ronaldo do të jetojë në Riad, kryeqyteti dhe qyteti më i madh i Arabisë Saudite dhe kështjella ku do të qëndrojë ka deri në tetë dhoma gjumi, si dhe tre vila më të vogla në të njëjtin oborr.

Krahas kësaj, shtëpia vlerësohet14 milionë euro dhe ka gjithashtu një pishinë olimpike dhe një ujëvarë mu në hyrje të shtëpisë. Ndodhet në Al Muhamadijah, një nga lagjet më prestigjioze në Riad dhe fëmijët e Ronaldos do të shkojnë në një shkollë ndërkombëtare në Al Nahel. /G.D albeu.com/

Kështjella ku do të jetojë Ronaldo

Kështjella ku do të jetojë Ronaldo

Kështjella ku do të jetojë Ronaldo