Ermal Mamaqi ishte i
ftuar mbrëmjen e sotme në spektaklin “Shiko Kush LUAN” në Top Channel.
Ermali u vendos përballë një sfide mjaft interesante “ Jimmy
Fallon apo Tony Robbins?”.
Duke qenë si Jimmy
Fallon, një “showman” dhe drejtues emisionesh,
Ermali u vendos para pyetjes:
“Si Jimmy
Fallon dhe një show-man, na thuaj personazhin publik shqiptar që do doje të kishe sërish në program si të
ftuar dhe emrin e personzhit publik shqiptar që nuk do e ftoje më kurrë dhe pse?”
Emrin e personazhit që do donte të kishte sërish në program si të
ftuar ai përmendi Bleona Qeretin, ndërsa personazhit që nuk do e ftonte më kurrë
Ermali “ia tha në sy” emrin,
Zaimina Vasjarit dhe arsyeja ishte se
Zaimina vonohet shumë kur e fton në emision.
Shtuar më 23/01/2021,
ora 23:57