Ermal Mamaqi akuzon publikisht Almeda Abazin: I more emisionin gruas time
Pëlqej
Bukuroshja shqiptare Almeda Abazi është bërë emër shumë i komentuar për mediet rozë nga koha kur u lidh me Tolgahan Sayisman. Tashmë dyshja janë të martuar dhe po jetojnë të lumtur nw Turqi.

Ish-miss Shqipëria e cila prej pak kohësh është rikthyer në Shqipëri për të drejtuar spektaklin “Dancing with të stars”, e ftuar në emisionin e Ermal Mamaqit është akuzuar me humor se i ka marrë emisionin e gruas së tij.

Kujtojmë që për vite me radhë spektakli “Dancing with the stars” është moderuar nga Amarda Toska.


“Çdo ti që vjen dhe na merr shfaqjet dhe spektaklet, ke pak andej në Turqi ti?”, ishte pyetja ironike e Ermalit.



“Pse çfarë problem ke ti”, ia ktheu pa hezituar Almeda.

“Po ishte emisioni i gruas time…”, vazhdoi Ermali.

Mirëpo kësaj radhe përgjigja e Almedës ishte e shkurtër dhe e prerë si për t’i dhënë fund debatit: “E pra”. /albeu.com/
Shtuar më 22/04/2018, ora 09:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori