Ermal Hoxha dhe Rezarta Shkurta në zi, pamje nga ceremonia mortore e Nexhmije Hoxhës (FOTO LAJM)

Ditën e djeshme është ndarë nga jeta në moshën 99-vjeçare Nexhmije Hoxha e veja e diktatorit Enver Hoxha.

Nexhmije Hoxha ishte bashkëshortja e diktatorit Hoxha dhe ish drejtoresha e Institutit të Studimeve Studimeve Marksiste-Leniniste pranë Komiteti Qendror të PPSH-së.

Nexhmija është përcjellë sot për në banesën e fundit.

Ceremonia eshte zhvilluar ne Tirane, larg baneses ku jetoi deri sa vdiq. Sic duket edhe ne disa foto te shkrepura nga LSA-ja, njerezit i ka pritur djali Iliri dhe ne krah te tij, dukej nusja, Teuta, e veshur me te zeza.

Te pranishem kane qene edhe nipi, Ermali dhe nusja e tij, Rezarta Shkurta, gjithashtu me te zeza, madje edhe me syze te zeza, edhe pse dite shiu.

Nuk kane munguar lulet, e kurorat me lule, madje ne njeren syresh shenimi ngushellues ishte porosi qe nga Amerika. “Ngushellimet tona te perzemerta, nga familja Kujofsa, Boston”, lexohej ne kuroren me lule te bardha.
Shtuar më 27/02/2020, ora 13:41

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori