Ermal Fejzullahu për debatin mes Sabriut dhe Florit: “M'u duk e ulët”
Pas debatit virtual të ndodhur mes Flori Mumajesit dhe Sabri Fejzullahut, ishte radha e Ermalit për të reaguar.

I ftuar në emisionin “1 kafe prej shpisë” ditën e djeshme, Ermal Fejzullahu u ndal tek përgjigja që Flori i dha babait të tij përmes një postimi në Instagram.

ǒmendoi Ermali?! Gjest i ulët!

“Më ka ardhur keq për atë gjë që ka ndodhur me thënë të drejtën sepse duke patur parasysh që babi im është pak tip që ka temperament, ndoshta duhet menduar që një plak 75-vjeçar lëshon edhe ndonjë fjalë pa lidhje. Mua më erdhi keq nga kolegu, nga Flori sepse ka bërë një reagim që nuk i ka hije, duke patur parasysh moshën, karrierën, apo zhargonin që kishte përdorur në atë postim. Më është dukur e ulët.”- u shpreh Ermali.

Ndër të tjera, Ermali tha se menjëherë pasi pa postimin, e ka kontaktuar Florin për t’i thënë ta fshijë, por ky i fundit s’ka pranuar shkruan anabel.

“E kam kontaktuar personalisht, e thirra me burrni. I kam thënë që të isha lutur të kishe parasysh që im atë ka një moshë. Meqë ti je ndjerë i ofenduar, s’di a e ke mizën pas veshi, por fshije atë farë postimi. Sido që të jetë, jeta është e gjatë. Unë atij i uroj sukses dhe shëndet.”- përfundon Ermali.

Shkak për detatin mes të dyve u bë një koment i Sabri Fejzullahut, i cili pretendonte se edhe Flori Mumajesi mund të blejë klikime.

“Ncncncnc. Pse be axha Sabri kapesh me mu? Edhe po t’i kem ble s’ti kam marr ty paret! Pse be po mërzitesh kaq shumë? Pash mu mo be! Flori dhe kur tjerët kan hongër i ka lon me u ngi mirë se nuk kam qen, nuk jam e as kam me qen najher unë shembulli për blerje klikimesh!!! Kërkujt s’i futem n'xhep e n'jetën e vet. Kur i bojn vet shumë klikime nuk nihen vec fërkojn gjoksin kishe jon artista t'mdhej, kur nuk i bojn vet e i bojn tjerët merren me llafe .”

Përgjigjen e Florit, duket se Sabri Fejzullahu e mori me shumë qetësi, paqe dhe dashuri. Gjithka kishte për këngëtarin ishin zemra!
Shtuar më 01/04/2019, ora 20:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori