Ermal Fejzullahu ka një kritikë publike për Dafina Zeqirin
Ermal Fejzullahu ishte i ftuar në emisionin “Mirage” ku ndër të tjera u bë pjesë edhe e rubrikës “Kë zgjedh”. Mes shumë artistëve shqiptarë, Fejzullahut iu desh të zgjidhte Nora Istrefin ose Dafina Zeqirin.

Artisti preferoi të mos veçonte asnjërën, nisur nga fakti që të dyja i ka mikesha të mira.

“Nuk e di të dyja i kam shoqe shumë të mira. Me Norën jemi rritur bashkë, kemi jetuar edhe në një shtëpi, familjet tona kanë jetuar bashkë në një vend. Edhe me Dafinën jemi rritur bashkë, por për Dafinën kam një kritikë.”

Si një mik që i do të mirën këngëtares dhe vendit, Fejzullahu vazhdon:

“Le të merret pak më shumë me vendin e vet, le t’u kthehet këngëve të mira sepse ajo është këngëtare shumë e mirë, shumë e madhë dhe mundet të bëjë për këtë vend këngë shumë të mira. Mos merret vetëm me Amerikën, se boll ka në Amerikë. Kosova ka nevojë për të, për Dafinën shkruan lajmi.net.”

Disa nga çiftet e tjera mes të cilëve Ermali duhet të zgjidhte qenë Noizy- Ledri, ku ai zgjodhi këtë të fundit, po kështu Kidën në vend të Xhensilës si dhe Tayna- n në krahasim me Rinën.

Shtuar më 25/08/2018, ora 19:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori