Publikohet raporti i fundit i rasteve me Covid-19 në Kosovë

Në 24 orët e fundit janë konfirmuar e 10 raste të reja me COVID-19.

Përgjatë kësaj kohe nga Ministria e Shëndetësisë kanë bërë të ditur se nuk ka pasur asnjë rast të vdekjes.

Janë shëruar pesë qytetarë, ndërsa numri i rasteve aktive është 319.

Njoftimi i plotë:

ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 3.236 doza të vaksinës kundër COVID-19.
ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.633.364 doza të vaksinës.
ℹ Deri më sot 768.814 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
ℹ Nga 2.288 testime, 10 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
ℹ Sot janë shëruar 5 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.853.

ℹ Në total numri i rasteve aktive është 319. /albeu.com/


Shtuar 8.12.2021 16:22