U infektua me koronavirus pas pak lindjes, shërohet plotësisht foshnja

Një i porsalindur në Londër, që ishte personi më i ri i infektuar me koronavirus është më në fund jashtë rrezikut për jetën dhe po e merr veten.

Nëna e fëmijës u dërgua me urgjencë në spital disa ditë më parë pasi dyshohej për pneumoni por vetëm pas lindjes u mor vesh që ajo ishte poztive për Covid-19. Foshnja dhe nëna morën kujdes shëndetësor në spitale të ndryshme, fëmija tek North Middlesex ndërsa e ëma në një spital të specializuar për infeksione.

Bësohet se fëmija është infektuar pas lindjes nga kollitje apo tështima që mund të kenë ndodhur në prani të tij ndërsa testi ju bë disa minuta pasi kishte ardhur në jetë. Ekspertët e shëndetit sygjerojnë se foshnjat e shëndetshme nuk duhet në ndahen nga nënat e infektuara dhe se ato mund të ushqehen edhe më qumësht gjiri.

Gjithashtu, është thënë edhe më herët që nënat shtatzënë edhe fëmijët janë më pak të rrezikuarit nga koronavirusi dhe kanë më shumë shanse që ta kalojnë infeksionin me simptoma të lehta.


Shtuar 15.03.2020 18:38