U arrestua me urdhër të SPAK, kush është Oltion Bistri i shkarkuar pak ditë më parë nga detyra e Shefit të Operacionales

U arrestua me urdhër të SPAK, kush është Oltion Bistri i shkarkuar pak ditë më parë nga detyra e Shefit të Operacionales

Një ndër zyrtarët e lartë të Policisë së Shtetit të arrestuar idtën e sotme me urdhër nga SPAK është edhe ai i ish-shefit të Operacionales, Oltion Bistri, i shkarkuar nga kjo detyrë vetëm 4 ditë më parë.

Bistri pas lirimit nga detyra si shef i Operacionales, ishte emëruar specialist në Drejtorinë e Krimeve në Volum, sektor i ri pas ndryshimeve në strukturën e Drejtorisë së Krimeve.

Bistri kishte marrë detyrën e Shefit të Operacionales, një pozicion me rëndësi për përgjimet në strukturën e Policisë, vjet në shkurt.

Me ndryshimet e reja në Policinë e Shtetit drejtoria e Krimeve është ndarë në dy sektorë, në Volum dhe të Rënda, ndërkohë, që ndarja bëhet sipas rëndësisë së kriminalitetit.

Oltion Bistri në vjeshtën e vitit 2021 ka qenë më detyrë në Policisë e Lezhës, ndërsa më herët ka drejtuar edhe Policisë e Durrësit. Bistri ka qenë gjithashtu edhe shef i Komisariatit nr.2 në Tiranë.


Shtuar 27.07.2023 18:01